Ballina Auto Për herë të parë, në një qytet evropian ndalohen reklamat e naftës...

Për herë të parë, në një qytet evropian ndalohen reklamat e naftës dhe benzinës!

Në një lëvizje të paprecedentë, një qytet ka miratuar një ligj që ndalon reklamat për produktet dhe shërbimet që rrjedhin nga lëndët djegëse fosile.

Bëhet fjalë për qytetin holandez të Hagës, e ndalimi përfshin reklama që promovojnë benzinë ​​ose naftë, fluturime dhe lundrime, dhe ligji do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2025.

Për këtë lloj praktike është folur në Evropë prej disa kohësh, por Haga u bë qyteti i parë që në fakt përdori legjislacionin vendas për ta përkthyer atë në një rregull që të gjithë duhet ta respektojnë.

Vendimi u mor pas thirrjes së vitit të kaluar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres për të vendosur ndalime, siç u bë për duhanin.

Prandaj, Haga ka bërë një hap të madh në promovimin e politikës “të gjelbër” të klimës, dhe mbetet të shihet nëse do të pasohet nga ndonjë legjislacion tjetër në Evropë.

Exit mobile version