Për herë të parë, e djathta ekstreme prin në Gjermani

Alice Weidel

Teksa Gjermania po pret zyrtarizimin e koalicionit të konservatorëve të CDU/CSU dhe socialdemokratëve (SPD), partia e djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka dalë e para në sondazhin e organizuar nga Ipsos.

Sipas matjeve, ajo prin me 25 për qind, një për qind më shumë se CDU/CSU që fitoi 40 ditë më parë në zgjedhjet federale.

SPD-ja ka dalë e treta me 15 për qind, ndërsa Të Gjelbrit dhe të majtit kanë nga 11 për qind.

Është hera e parë që AfD-ja prin në një sondazh në historinë e Gjermanisë. Kjo konsiderohet se do të vendosë presion për të afruar edhe më shumë partitë tjera.

“Qytetarët duan ndryshime politike – jo koalicion ‘të zakonshëm’ mes CDU/CSU dhe SPD”, ka shkruar menjëherë në rrjete sociale, Alice Weidel, një nga bashkëlideret e AfD-së. /koha