Astronautet amerikane Christina Koch dhe Jesica Meir kanë dalë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor për të bërë një riparim, që do të thotë se për herë të parë në historinë hapësinore 60-vjeçare, dy gra kanë dalë në hapësirë.
Nisja e parë e dy grave në hapësirë, Christine Koch dhe Anne McClain, ishte planifikuar për në mars, por duhej të anulohej nga NASA tre ditë para, sepse ato nuk kishin dy valixhe me madhësi të përshtatshme për t’u larguar.
Amerikania e parë që doli në hapësirë 35 vjet më parë, Kathy Sullivan shprehu entuziazmin e saj, duke thënë se ishte mirë që më në fund kishte mjaft gra të përgatitiura për në shëtitjet në hapësirë.
Drejtuesit e NASA-s, si dhe gratë e tjera në të gjithë botën janë duke brohoritur për Koch dhe Meir, ndërsa shumë kanë treguar që shëtitjet e tilla ka të ngjarë të bëhen çështje rutinore, raporton AP.