James Elder, zëdhënës i UNICEF-it në Gaza, i përshkroi vuajtjet e fëmijëve atje si “ferr në tokë”, duke theksuar kushtet ekstreme me të cilat përballen.
Ai shprehu dhimbjen e tij për mohimin e nevojave elementare si kujdesi shëndetësor, uji dhe dinjiteti për fëmijët, ndërkohë që bombat vazhdojnë të bien gjthandej.
Elder theksoi se Gaza nuk është një vend për fëmijë për momentin dhe u ankua se kjo mund të jetë kriza e parë ku ai duhet të avokojë për njohjen e fëmijëve si njerëz.
Situata e rëndë e bën të vështirë për të që të përcjellë plotësisht tmerrin në këtë vend.