Qeveria në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për ndarjen e 290 mijë eurove për shpenzimet e familjeve në rastin “Kumanova”.
Kreu i ekzekutivit Ramush Haradainaj, tha se do të ndahen 290 mijë euro, për secilën familje të ndahen nga 10 mijë euro.
“Të ndahen nga 10 mijë euro për familjet nga shpenzimet e paparashikuara”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj ka thënë se kanë marr listën e familjeve.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka kërkuar që të dihet numrat e xhirollogarive të familje.