Ballina Autorë Opinione Për elitat maqedonase më e pranueshme është robëria serbe se sa liria...

Për elitat maqedonase më e pranueshme është robëria serbe se sa liria që duhet ta bashkëjetojnë me shqiptarët!

Kim Mehmeti

Maqedonia është shtet i rrallë që e poshtëron vetveten duke festuar betejat që e nënshtruan dhe e bënë pjesë të mbretërisë serbe.
Andaj ajo i rindërtoi të gjitha monumentet që dinastia e Karagjorgjeviqit i ndërtoi në Banovinën e Vardarit që nga viti 1918 deri në vitin 1941, përfshi edhe Shtëpinë e Oficerëve të ndërtuar mbi themelet e Burmali Xhamisë.
Në të vërtet Maqedonia kurrë nuk u çlirua dhe as që ka dashur të çlirohet nga mendësia politike serbe, sepse për elitat maqedonase, më e pranueshme është robëria serbe se sa liria që duhet ta bashkëjetojnë me shqiptarët.

Nga: Kim Mehmeti

Exit mobile version