A i dini të mirat e lëvozhgave të mandarinës?
Në gjuhën kineze, fjala “mandarina” dhe “fati” tingëllojnë njejtë, prandaj mandarinat janë bërë një simbol i fatit. Për shkak të kësaj, njerëzit dhurojnë mandarinat si dhurata për vit të ri, si një mënyrë për ti uruar personit tjetër një vit të mbarë.
Por atë që shumë njerëz nuk e dinë është se lëvozhgat e mandarinës përdoren në shumë kura natyrale.
Ja ku janë disa benefite të tyre dhe sëmundjet që ato shërojnë:
1. Bronhitisi
Nëse vuani nga bronhitisi, prejeni një mandarinë në gjysmë dhe lëreni në ujë të nxehtë për një orë, dhe pastaj pijeni këtë ujë. Ju duhet ta bëni këtë 3 herë në ditë.
2. Kolli
Nëse keni probleme me kollin atëherë provojeni këtë. Lërini lëvozhgat e mandarinave të thahen për disa ditë deri sat ë mund të thërrmohen në copëza të vogla, pastaj ngrohni një gotë me ujë dhe shtoni thërrimet e mandarinës.
Lëreni kështu për rreth një jave. Pas një jave, numëroni 20 pika dhe përzini me një gotë ujë të nxehtë. Ju duhet ta pini këtë tre herë në javë përpara cdo vakti.
3. Hundë e bllokuar
Mbusheni një enë me ujë të ngrohtë dhe shtoni lëvozhgat e mandarinave. Mbulojeni kokë me një peshqir dhe inhalojeni këtë avull për 10 minuta. Pasi që kjo të përfundojë, pushoni në një hapësirë që nuk ka pluhur.
4. Problemet me tretjen
Nëse keni probleme me stomakun provojeni këtë recetë. Lërini lëvozhgat e mandarinave të thahen. Pastaj vendosni në blender deri sa të bëhen pluhur. Pastaj këtë pluhur shtojeni në ushqimin tuaj.