Për gjashtë muajt e fundit nga Kosova asnjë kosovar nuk e ka kaluar kufirin për t’iu bashkuar radikalizmit të dhunshëm. Kështu tha deputeti Daut Haradinaj, kryesues i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, duke shtuar se Kosova ka rënie të radikalizmit, transmeton “Arbreshinfo”.
Kosova ka trende të rënies së radikalizmit sot dhe AKI-ja në këtë rast i ka kryer me shpejtësi detyrat e veta, ne mund të themi që në 6 muaj e fundit zyrtarisht asnjë shqiptar nuk ka kaluar kufirin”, tha Haradinaj.
Ai këto komente i bëri në një tryezë të organizuar nga DCAF për rolin e parlamenteve të Ballkanit perëndimorë në parandalimin e radikalizmit të dhunshëm.Kryetari i komisionit për inteligjence Haxhi Shala tha se rinia e Kosovës po bie nën ndikimin e grupacioneve të ndryshme ekstremiste.
“Terrorizmi nuk prek vetëm një vend por është një dukuri që shfaqet ne tërë botën dhe pa bashkëpunim kjo dukuri nuk mund të largohet. Rinia e Kosovës po bie nën ndikimin e grupacioneve të ndryshme dhe ne duhet të diskutojmë rreth parandalimit të kësaj” tha ai në këtë tryezë.
Antje Fritz, zëvendëshefe e operacioneve për Evropën Juglindore DCAF tha se roli i parlamenteve më luftimin e radikalizmit të dhunshëm është shumë i madh dhe ata duhet që ti diskutojnë këto tema.
” Roli i parlamentit në mbikëqyrjen e masave duhet të diskutohet dhe duhet të sjellim informata nga parlamentet tjera në Evropë. Roli i parlamentit është shumë i rëndësishëm parlamentarët duhet të sigurojnë sigurinë për qytetarët. Parlamentaret duhet të përqendrohen në këto çështje të diskutojnë rreth një katalogu se çka duhet të ndërmarrin në luftën kundër ekstremizmit.