Ballina Lajmet Për 24 orë në Shqipëri u shuan 19 zjarre, edhe gjashtë mbesin...

Për 24 orë në Shqipëri u shuan 19 zjarre, edhe gjashtë mbesin aktive

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, situata e zjarreve është ndikuar nga temperatura dhe thatësira.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se nga 25 vatra zjarri të raportuara, 19 janë shuar dhe vënë nën kontroll, ndërsa gjashtë vatra mbeten ende aktive dhe janë nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet në terren.

Një vatër e veçantë dhe problematike, për shkak edhe të terrenit të vështirë është ajo në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me kullotë, shkurre dhe pisha. Aktualisht, zjarri është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zona të banuara.

Gjithashtu, mbeten aktive vatrat e zjarrit në Surroj dhe Shishtavec, bashkia Kukës – Skuraj, bashkia Kurbin – Sopot, bashkia Delvinë dhe Luf, bashkia Pukë, por ato nuk përbëjnë rrezik për qytetarët dhe pronat.

Exit mobile version