Për 24 orë, 48 aksidente dhe 773 gjoba

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 17 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

Ndërsa ndaj të gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 773 gjoba.