Rreth 90,000 muslimanë Rohingya kanë ikur në Bangladesh gjatë 10 ditëve të fundit, të rrënuar nga përdhunimet, vrasjet dhe zjarrvënet nga ana e ushtrisë së Mianmarit.
Zëdhënësi rajonal i UNHCR-së, Vivian Tan, i tha Al Jazeeras se gratë, fëmijët dhe të moshuarit përbënin pjesën më të madhe të popullsisë që kishin kaluar në Bangladesh që nga shpërthimi i dhunës më 25 gusht.
“Ne po shohim shumë gra shtatzëna, foshnjat he të moshuar që shkojnë në kampet e ndihmave në anën e Bangladeshit”, tha ajo.
“Mjerisht ne po dëgjojmë nga shumë prej tyre se nuk kanë ngrënë për disa ditë”.
OKB dhe SHBA e kanë konsideruar komunitetin Rohingya si një nga pakicat më të përndjekura në botë. /MESAZHI/