Lojtari i përfaqësueses së Portugalisë, Pepe, është përforcimi më i ri i klubit turk të futbollit Beshiktash, konfirmoi klubi nga Stambolli, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbrojtësi i dikurshëm i Real Madridit, të martën, përfundoi të gjitha detajet dhe nënshkroi kontratën me kampionin e Turqisë.
Futbollistin portugez pas aterimit në aeroportin “Ataturk” e pritën qindra tifozë të Beshiktashit të cilët festonin transferimin e tij.
Pepe për Real Madridin luajti 10 sezone, ndërsa me “klubin e mbretit” korri shumë suksese duke fituar tre herë Ligën e Kampionëve dhe kampionatin spanjoll.
Në fanellën e kombëtares ka fituar Kampionatin Evropian në vitin 2016 në Francë.
Siç thuhet Pepe ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Beshiktashin dhe në vit do të fitojë 3.5 milionë euro.