Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pentagoni: Turqia ka të drejtë të mbajë përgjegjës autorët e su’lmit te’rrori’st...

Pentagoni: Turqia ka të drejtë të mbajë përgjegjës autorët e su’lmit te’rrori’st në Ankara

Turqia ka “të drejtën” të sjellë para përgjegjësisë ata që ishin përgjegjës për sulmin terrorist të së mërkurës në kryeqytetin Ankara, tha sot Pentagoni, raporton Anadolu.

“Ata kanë të drejtë të mbajnë përgjegjës ata njerëz që kryen atë sulm”, u tha gazetarëve zëvendëssekretarja e shtypit Sabrina Singh.

Deklaratat e saj erdhën pasi forcat ushtarake turke kryen sulme ajrore kundër 47 objektivave terroriste në veri të Irakut dhe Sirisë, duke “neutralizuar” 59 terroristë të PKK/YPG-së, përfshirë dy krerë të grupit.

Operacionet erdhën pas një sulmi terrorist të PKK-së të mërkurën në selinë e Industrive Turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAŞ) në rrethin Kahramankazan të Ankarasë, në të cilin u vranë pesë persona dhe u plagosën 22 të tjerë.

Singh tha se Pentagoni ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 40-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve.

Exit mobile version