Pentagoni tregon se a është pastruar Raqqa nga ISIS-i…

Më shumë se gjysma e kryeqytetit të vetëshpallur të ISIS-it është pastruar dhe grupi terrorist ka humbur shumicën e burimeve të saj të të ardhurave, tha Pentagoni.

“Luftëtarët e vendosur nga Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) vazhdojnë të bëjnë përparim kundër ISIS ndërsa luftojnë në Raqqan e bllokuar,” u tha në një konferencë shtypi nga Pentagoni.

“SDF tani ka pastruar më shumë se 50 përqind të qytetit nga terroristët,” shtoi ai.
SHBA kanë mbështetur PKK / PYD – të konsideruar nga Turqia si degë siriane e organizatës terroriste të PKK-së – së bashku me disa grupe të tjera të milicisë arabe nën ombrellën e SDF-së, veprime këto që kanë shqetësuar Ankaranë.

Përfshirja e kurdëve në konfliktin sirian ka interesa tipike territoriale, duke qenë se ga vendi i shkatërruar mund të përfitojnë toka të mëdha, vecanërisht në kufi me Turqinë. /MESAZHI/