Ballina Lajmet Kosovë Pensionohet mjeku i Vushtrrisë që ndihmoi qytetarët në periudhat më të errëta

Pensionohet mjeku i Vushtrrisë që ndihmoi qytetarët në periudhat më të errëta

Pas 40 vjetëve kontribut në shëndetësi, mjeku i Vushtrrisë Dr. Shukri Gërxhaliu, është pensionuar.

Në shenjë nderimi për punën dhe angazhimin e tij për shëndetin e qytetarëve, Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i organizoi në befasi edhe një koktej përshendetës me kolegët e stafit të tij, njofton Klan Kosova.

Gërxhaliu ishte një ndër mjekët e parë që vizitoi Minatorët e Trepçës në 1989 kur ata hynë në grevë urie e po ashtu ishte njëri ndër doktorët e parë që u dha ndihmë shëndetësore nxënësve të helmuar nga serbët gjatë 1990-ës.

Përveç kontributit dhe angazhimit të tij në lëminë e shëndetësië, Dr. Shukri Gërxhaliu ishte edhe pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërsa në Gjykatën e Hagës, ai qe dhe dëshmitar në kundër ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq për shkak të krimeve të kryera ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

Angazhimi i Dr. Shukri Gërxhaliut nuk do përfundonte me kaq. Ai do bëhej edhe doktor i të mbijetuarave të dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.

 

 

Exit mobile version