Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pengjet e liruara izraelite kritikojnë rikthimin e luftimeve në Gaza

Pengjet e liruara izraelite kritikojnë rikthimin e luftimeve në Gaza

Tre shtetas izraelitë të liruar nga robëria e Hamasit në janar dhe shkurt janë bashkuar me protestat javore në Tel Aviv, duke kërkuar kthimin e pengjeve të mbetura ende në Gaza.

Liri Albag, Omer Wenkert dhe Gadi Mozes dënuan rikthimin e luftimeve në enklavën palestineze, duke shprehur frikën se ofensiva mund të rrezikojë jetën e pengjeve të mbetura, raportoi Times of Israel.

Albag theksoi se “çdo rikthim i luftimeve rrezikon pengjet” dhe se sa herë që forcat ajrore izraelite godasin Gazën, janë pengjet ata që vuajnë të parët.

Ushtarja, e rrëmbyer nga baza e Nahal Oz, kujtoi çastin kur marrëveshja e parë e armëpushimit u prish në nëntor 2023:
“Edhe unë u rrëzova. E mbaj mend atë moment. Një çast kur gjithçka që na mbante të bashkuar u thye. Ishim të sigurt se po ktheheshim në shtëpi. Ishim të sigurt se ky makth kishte marrë fund. Dyert nuk u hapën. Dhe makthi vazhdoi.”

Ajo shtoi: “Nuk ka fitore, nuk ka fitore. Pa të gjithë 59 pengjet në shtëpi!”

Wenkert, i rrëmbyer nga festivali muzikor Nova, tregoi se u mbajt për 505 ditë, prej të cilave 197 ditë i kaloi i izoluar, i uritur, i poshtëruar dhe i rrahur.
“Gati humba mendjen,” tha ai. “Nuk jam vërtet këtu. Vetëm gjysma ime është këtu. Një pjesë e jona është ende peng në Gaza.”

Ai i bëri thirrje kryeministrit izraelit: “Zoti Benjamin Netanyahu, është përgjegjësia jote t’i kthesh ata. I drejtohem juve, udhëheqës të vendit, dhe e përsëris: mos ktheni shikimin tjetërkund. Na shihni. Shihni lotët në sytë tanë.” /mesazhi

Exit mobile version