Pendarovski: Kosovën e kemi njohur në përputhje me interesin tonë strategjik

Presidenti i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se shteti i tij Kosovën e ka njohur në përputhje me interesin strategjik të Maqedonisë.

Presidenti i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se pozicioni i shtetit të tij karshi Kosovës nuk ndikon në marrëdhëniet me Serbinë.Në një intervistë dhënë për gazetën serbe “Politika”, Pendarovski, ka thënë vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Maqedonisë së Veriut është bërë në përputhje me orientimet strategjike të shtetit të tij.

 “Ne kemi njohur pavarësinë e Kosovës dhe e kemi bërë këtë vendim në përputhje me orientimet tona strategjike, duke pasur parasysh qëndrimin e qytetarëve të bashkësisë shqiptare, e cila është e dyta më e shumta në vendin tonë”, tha Pendarovski, transmeton lajmi.net.Ai në këtë intervistë ka thënë se, beson që pozita e Maqedonisë Veriore në raport me Kosovën nuk do të rëndojë marrëdhëniet me Serbinë pasi që siç u shpreh presidenti Pendarovski, marrëdhëniet Serbi-Maqedonia Veriore janë shumë më të mira pas krizës së shkurtës.Presidenti po ashtu në këtë intervistë është shprehur optimist se do të takohet me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.