Ballina Lajmet Kosovë Pendarovski: E ardhmja euro-atlantike e Kosovës dhe Maqedonisë Veriore investim për stabilitetin

Pendarovski: E ardhmja euro-atlantike e Kosovës dhe Maqedonisë Veriore investim për stabilitetin

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka vlerësuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.

Ai në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se mbështet aspiratat e euro-atlantike të Kosovës.

“Me presidenten Vjosa Osmani, u dakorduam se shtetet tona kanë një rol aktiv për arritjen e stabilitetit të qëndrueshëm në rajon. Në këtë kontest vlerësuar se e ardhmja euro-atlantike në mes dy vendeve tona është investim për stabilitetit dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor. Maqedonia e Veriut mbështet aspiratat euro-atlantike të Kosovës”, tha ai, transmeton teve1.info

Presidenti maqedonas tha se Kosova është në mesin e 20 vendeve me shkëmbimin më të madh ekonomike dhe se këto shifra synojnë ti rrisin.

Ai ka komentuar edhe dakordimin e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e planit evropian në marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se mbështesin një gjë të tillë dhe janë të gatshëm të kontribuojnë në këtë proces.

Exit mobile version