Ballina Lajmet Pendarovski dhe Siljanovska në “garë të vdekur”, fituesi do të dihet më...

Pendarovski dhe Siljanovska në “garë të vdekur”, fituesi do të dihet më 5 maj

Presidenti i ri i Republikës së Maqedonisë Veriore do të zgjidhet në raundin e dytë, pasi asnjë prej tre kandidatëve nuk fitoi shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve në votimin e djeshëm, pra 904.066 vota.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së prej 99,96 për qind të votave të përpunuara, kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me 42,85 për qind, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42,24, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10,57 për qind. E shprehur në vota të fituara, deri tani nga votat e numëruara për Pendarovskin votuan 323,846 qytetarë, për Siljanovskën 319,240 , ndërsa për Rekën 79,715 qytetarë. Fletëvotime të pavlefshme janë 32,828. Jehona në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ka qenë 41,82 për qind ose në votime kanë dalë rreth 755,816 qytetarë.

Raundi i dytë i votimit do të mbahet më 5 maj, ku do të përballen dy kandidatët që janë klasifikuar të parët në zgjedhje, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova. Për një nga dy kandidatët për të marrë postin e presidentit të shtetit, të paktën 40 për qind nga gjithsej 1,808,131 votues të regjistruar në listën e zgjedhësve do të kërkohet që të votojnë 723,253 votues. Nëse plotësohet cenzusi do të fitojë ai që ka më tepër vota. Përndryshe, duhet të shpallen zgjedhje të reja presidenciale.

Kandidati për shef të shtetit i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pebdarovski pas përfundimit të raundi të parë të zgjedhjeve presidenciale tha se secili duhet të marrë pjesë në ndryshimet pozitive.

“Koncepti së bashku do të fitojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 maj. Është e qartë, shumica e qytetarëve, maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, boshnjakë, vllehë, romë, të tjerë…janë prononcuar se dëshirojnë Përpara. Kjo është pjesa tjetër e konceptit të suksesshëm për të gjithë ne dhe për shtetin tonë”, tha Pendarovski.

Votimi i sotëm. vlerësoi, ka kaluar në frymë demokratike. Pres ashtu edhe të vazhdojmë edhe më 5 maj që t’i mbarojmë këto zgjedhje.

Oponentja e tij Gordana Siljanovska Davkova theksoi se legjitimiteti i qeverisë buron nga populli, dhe ky pushtet, siç tha ajo, e harxhoi atë në 2,5 vjet dhe për këtë arsye zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të nevojshme.

“Nuk jam njeri që dëshiron ose mbytet në triumfalizëm. E di se na pret beteja, por mendoj se nëse fitojmë numër kaq të madh votash dhe nëse atyre ua shtojmë ato të zotit Blrim Reka si kandidat i pavarur i mbështetur prej dy partive, tregimi është i qartë. Të dy ne flasim për qeverisjen e së drejtës, për shtetin ligjor, për t’i dhënë fund korrupsionit dhe krimit. Tregimi është demokratik dhe tregimi është evropian. Dhe vetëm me tregime të tilla ne mund të marrim fillim të negociatave dhe vetëm me realizimin e tregimit të këtillë ne mund të marrim fillim të negociatave, të hapërojmë drejt BE-së, në të kundërt do të mbetemi të varrosur në tranzicion”, tha Siljanovska.

Kandidati presidencial Blerim Reka, zgjedhjet i vlerësoi si korrekte, të lira dhe demokratike, ndërsa theksoi se nuk ka jehonë e madhe për shkak të listët së paazhurnuar zgjedhore e cila numëron rreth 1,8 milionë votues edhe pse, siç tha, nga vendi janë shpërngulur më shumë se 250.000 persona dhe numri real i votuesve është rreth 1,5 milionë.

“Në të gjitha komunat me popullatë dominante shqiptare udhëheqim me 3:1, ndërsa kam marrë vota edhe në të gjitha komunat me shumicë maqedonase. Nuk ka komunë me shumicë maqedonase ku nuk kam marrë vota. Këto 80 mijë vota e delegjitimojnë politikën dhe kanë treguar me me cilin dhe për kë është populli. Kjo paralajmëron pranverë politike në Maqedoni e cila do të çimentohet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, potencoi Reka.

Exit mobile version