Sipas rezultateve të para të publikuara në faqen e internetit të KSHZ-së, prej 95,00 % e votave të numëruara, kryeson kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42,63 për qind.
Pason kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicioni, Stevo Pendarovski me 42,61 për qind. Ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10,41 për qind.
Pasi Siljanovska dhe Pendarovski nuk kanë marrë mbi 50 për qind të numrit të përgjithshëm të votave, ata do të garojnë në balotazh më 5 maj.