Penalltia e Real Madridit, ja çfarë thotë Pirlo

Andrea Pirlo i ka dalë në mbrojtje kapitenit të Juventusit, Gianluigi Buffon.

Andrea Pirlo ka arsyetuar sulmin e portierit Gianluigi Buffon ndaj gjyqtarit Michael Oliver në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

“E kuptoj veprimin e Buffonit, ndihesh i plaçkitur, unë do ta kisha humbur kokën”, u shpreh Pirlo për “Gazzetta dello Sport”.

“Duhet të kuptohet, kur jeni në epërsi 3:0 dhe të akordohet një penallti 10 sekonda para fundit, duhet ta arsyetoni”, theksoi ai.