Studimi i Cambridge: Në zonat me klimë kontinentale pemët ulin temperaturat deri në 6 gradë
Përzgjedhja e gabuar e pemëve në qytet mund të shkaktoje nxehtësi të tepërt gjatë natës. Një ndër qëllimet e mbjelljes është pikërisht ulja e temperaturës gjatë ditës në zonat urbane, por ka mjaft rëndësi tipologjia e bimës, pozicionimi në pika strategjike në bazë të klimës dhe strukturës.
Një studim i fundit i Universitetit Cambridge ka analizuar 110 qytetet dhe rajone të botës me 17 kushte klimatike të ndryshme, për të patur një kuadër më të qartë të efekteve.
Sipas punës kërkimore, rezulton se në 83% të rasteve pemët ndikojnë në mbajtjen e një temperature mujore mesatare me 26 gradë Celsius, duke siguruar një komfort termik. Në klimën tropikale tipike të Savanës, pemët arrijnë të reduktojnë temperaturat deri në 12 gradë, sikurse është regjistruar në Nigeri.
Edhe në motin e thatë i ulin temperaturat deri në 9 gradë, duke ngritur atë të natës me 0.4 gradë.
Ndërsa në zonat me klimë tipike kontinentale pemët e mbjella në qytete ulin temperaturën gjatë ditës deri në 6 gradë, ndërsa gjatë natës e ngrenë atë me 1.5 gradë.