Pema e mollës, më e famshme në botë, akoma qëndron fort mbi tokë, e mbjellur në një kopsht frutash në çifligun me saraje në qytetin e vogël Grantham të Anglisë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Pema u bë e njohur atëherë kur një mollë ra në kokën e shkencëtarit të famshëm britanik, Isaac Newton , i cili në atë kohë punonte mbi një eksperiment të tij.
Njuton më vonë kishte deklaruar se fruti i vogël që ra nga pema, ka vënë themelet e teorisë së tij të Gravitetit.
Në vitin 2002, mbterëresha Elizabeta II, e vendosi pemën në mesin e 50 pemëve të mbrojtuara si trashëgimi e Anglisë.
Që nga koha e Newton-it dhe përgjatë 400 viteve të kaluara, kjo pemishte ka pritur shumë vizitorë. Të dhënat flasin se në vitin 1820, pema ishte goditur nga një rrufe, por fatmirësisht kishte rilulëzuar duke zgjeruar sërish degët.
Për çdo vit, pema vizitohet nga mijëra admirues të Newton-it, dhe siç duket, ajo nuk ka humbur fare nga fama e cila e shoqëron shekuj me rradhë.
Çifligu me saraje Woolsthorpe, tashmë është shndërruar në një muze, ku vizitorët mund të shohin nga afër punimet shkencore të Newton-it si dhe dhomën ku kishte lindur në vitin 1642.
Në muze janë të ekspozuara edhe kopjet e para të punimeve të Newton-it, siç janë librat Philosophiae Naturalis Principia Mathematica (1678) dhe Opticks (1704).
Isaac Newton ka lindur në qarkun Woolsthorpe-by-Colsterworth më 25 dhjetor 1642. Për shkencëtarin e famshëm ishin përkujdesur gjyshërit, pasi nëna e tij ishte martuar me një tjetër burrë. Shkollimin fillestar e kreu në shkollën mbretërore Grantham.
Pas diplomimit në Kembrixh Trinity College, ai u kthye në shtëpi për t’i shpëtuar mortajës së madhe në vitin 1666, dhe si rrjedhojë, zbulimet më të mëdha i kishte bërë pikërisht në dy vietet e ardhshme në shtëpinë e tij.
Newton është ndër shkencëtarët më me ndikim në botë. Veprat e tij të njohura shkencore përfshijnë teoritë e tij: Tre Ligjet e Lëvizjes dhe Graviteti Univeral, ndërsa dëshmoi se drita përbëhet nga shtatë ngjyra.
Ai ndërroi jetë më 31 mars të vitit 1727 ndërsa është varrosur në Westminster Abbey në Londër.