ATSH/ – Kina ka hapur 33 rrugë me gjatësi prej 105 kilometrash për testimin e automjeteve pa pilot, njofton CRI-ja.
Automjetet pa drejtues kanë kryer testimin duke udhëtuar mbi 26 mijë kilometra, pa incident.
33 rrugët për testimin në distriktet Haidian dhe Shunyi, si dhe në Zonën e Zhvillimit Ekonomiko-Teknologjik të Pekinit, janë vetëm pjesa e parë e rrugëve që do të përdoren për automjetet pa drejtues.
Në rregulloret e reja të publikuara sivjet për automjetet me vetëdrejtim thuhet se këto automjete mund të testohen në rrugët publike vetëm pas kryerjes së drejtimit ditor prej 5 mijë kilometrash, në zonën e mbyllur të caktuar për testimin, dhe pas kalimit të vlerësimit.