Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pekini bën thirrje për bashkëpunim global mes tensioneve tregtare

Pekini bën thirrje për bashkëpunim global mes tensioneve tregtare

Ndërsa tensionet mes dy ekonomive më të mëdha në botë vazhdojnë të rriten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, ka përcjellë një mesazh pajtues dhe bashkëpunues.

“Në përballje me pasiguri të jashtme, Kina do të insistojë në të shtrënguarit e duarve dhe jo në ngritjen e grushtave, në ndërtimin e urave e jo të mureve, në lidhje e jo në ndarje,” u shpreh ai gjatë një konference për shtyp.

Ndërkohë, një koment në gazetën zyrtare të Partisë Komuniste, People’s Daily, theksoi rëndësinë e unitetit gjatë stuhive tregtare. Duke bërë referencë në rrugëtimin e Dorothy-t nga “Magjistari i Ozit”, artikulli theksonte: “Përballë krizës, askush nuk mund të mbyllet në vetvete. Vetëm uniteti dhe bashkëpunimi mund të përballojnë sfidat.”

Në të njëjtën linjë, Kina paraqitet si një mbështetëse e hapur e tregtisë së lirë, duke theksuar vendimin për të zbatuar tarifa zero për disa nga partnerët më të varfër tregtarë.

Exit mobile version