Ndërsa tensionet mes dy ekonomive më të mëdha në botë vazhdojnë të rriten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, ka përcjellë një mesazh pajtues dhe bashkëpunues.
“Në përballje me pasiguri të jashtme, Kina do të insistojë në të shtrënguarit e duarve dhe jo në ngritjen e grushtave, në ndërtimin e urave e jo të mureve, në lidhje e jo në ndarje,” u shpreh ai gjatë një konference për shtyp.
Ndërkohë, një koment në gazetën zyrtare të Partisë Komuniste, People’s Daily, theksoi rëndësinë e unitetit gjatë stuhive tregtare. Duke bërë referencë në rrugëtimin e Dorothy-t nga “Magjistari i Ozit”, artikulli theksonte: “Përballë krizës, askush nuk mund të mbyllet në vetvete. Vetëm uniteti dhe bashkëpunimi mund të përballojnë sfidat.”
Në të njëjtën linjë, Kina paraqitet si një mbështetëse e hapur e tregtisë së lirë, duke theksuar vendimin për të zbatuar tarifa zero për disa nga partnerët më të varfër tregtarë.