Pejë, arrestohet pasi i kanosi zyrtarët policorë

Një i dyshuar është arrestuar dje, në rrugën “Nëna Tereza” në Pejë, pasi kishte kanosur verbalisht zyrtarët policor derisa i shqiptonin një tiketë kundërvajtje dhe i konfiskonin automjetin e pa doganuar.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti është duke u hetuar.