Ballina Sport Futboll Pedri nuk do të ftohet nga Spanja për ndeshjet e nëntorit

Pedri nuk do të ftohet nga Spanja për ndeshjet e nëntorit

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente do të publikojë listën e të ftuarve për ndeshjet e nëntorit të premten.

Por, sipas Mudo Deportiv në këtë listë do të mungojë mesfushori i Barcelonës, Pedri, shkruan lajmi.net.

20-vjeçari tash e disa muaj ka qenë jashtë fushës së gjelbër për shkak të lëndimit, megjithatë tani ai duket se ka lënë pas lëndimin.

Pedri, i cili ka qenë i lënduar për 71 ditë, u rikthe të shtunën ku luajti nga minuta e 57-të kundër Real Socidadit, kurse të martën ai luajti 30 minuta në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht rëndësisë së tij për ekipin spanjoll, Xavi ka kufizuar minutat e tij në rikthimin e tij për shkak të rekordit të tij të lëndimit.

De la Fuente e ka kuptuar situatën dhe e ka thirrur lojtarin për të biseduar me të, ku të dy ranë dakord të shtyjnë kthimin e tij në kombëtare deri në miqësoret në mars 2024.

De la Fuente ka punuar me Pedri në Lojërat Olimpike të Tokios në 2021.

Exit mobile version