Kosova nga sot mund të marrë pjesë në programet e Bashkimit Evropian, kjo pasi që Parlamenti Evropian i ka dhënë sot dritën e gjelbër Marrëveshjes kornizë në mes të Kosovës dhe BE-së.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e Parlamentit Evropian, njëkohësisht raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek përmes një postimi në Twitter.
“Parlamenti Evropian i ka dhënë dritën e gjelbër marrëveshjes kornizë mes Kosovës dhe BE’së, për pjesëmarrjen në programet e BE-së, hap i madh për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Lunaçek.