PDK shkarkon Bekim Haxhiun dhe 7 anëtarë të tjerë në Skenderaj

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot ka bërë me dije për ristrukturimin brenda partisë, me c’rast ka shkarkuar Bekim Haxhiun, i njohur si Kamishi, dhe shtatë anëtarë të tjetër të partisë.

Azem Gashi, Fatbardha Haliti, Musa Fazliu, Sami Aruqi, Ilir Ejupi, Fatlume Kodra dhe Driton Hetemi, që të gjithë asambleistë në kuvendin komunal të Skenderajt, janë shkarkuar nga këto pozita.

Lajmin e ka konfirmuar PDK-ja, nëpërmjet një komunikate për media.

Vendimi ka ardhur për shkak të mosrespektimit të vendimit unanim të organeve të partisë lidhur nominimin e kandidatit të PDK-së për kryesues të Kuvendit, duke u rreshtuar krah subjekteve opozitare në Kuvend, dhe duke shpërfillur madje edhe ftesat për konsulta nga organet drejtuese të PDK-së, thuhet në njoftimin e dërguar nga PDK’ja.