Ballina Lajmet Kosovë PDK sheh mundësi bashkëpunimi me AAK-në dhe Nismën për demarkacionin

PDK sheh mundësi bashkëpunimi me AAK-në dhe Nismën për demarkacionin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka thënë se për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi është i nevojshëm konsensusi politik ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Ai në një intervistë për ‘Epokën e re”, ka vlerësuar se një konsensus i tillë është i mundshëm, sidomos me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me Nismën për Kosovën.

Buja ka thënë se ky konsensus do ta nënkuptonte krijimin e një komisioni të përbashkët parlamentar, i cili do të përbëhej nga ekspertë dhe i cili do ta rishikonte tërë procesin e demarkacionit.

Buja ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se ato janë të favorshme për PDK-në.

Exit mobile version