PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për rimëkëmbjen ekonomike

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë sot se PDK ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për të ftuar seancë të jashtëzakonshme për ta votuar ligjin për rimëkëmbje ekonomike, ku janë futur propozimet e PDK-së të cilat ndihmojnë punëtorët e sektorit privat dhe bizneset me mbi 400 milionë euro buxhet.
Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës tanimë ka propozuar katër masa konkrete, të cilat, nëse pranohen nga qeveria, Partia Demokratike e Kosovës do ta votoj ligjin e rimëkëmbjes ekonomike.

Kryetari në detyrë Hoxhaj, ka thënë se PDK është e gatshme që qysh të premten të jetë pjesë e seancës ku do të mund të votohej pakoja e rimëkëmbjes ekonomike me masat e propozuara nga PDK.