Ballina Lajmet Kosovë “PDK-ja s’mund të kushtëzohet për postin e kryeparlamentarit”

“PDK-ja s’mund të kushtëzohet për postin e kryeparlamentarit”

Njohësi i proceseve politike në vend, Behxhet Shala, ka vlerësuar se për postin e kryetarit të Kuvendit asnjë parti nuk mund ta kushtëzojë Partinë Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se është në interesin e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe të koalicionit LDK-AKR-Alternativa që të lejohet zgjedhja e kryeparlamentarit për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë së re.

Sipas Shalës, këmbëngulja e LV-së dhe koalicionit LAA për ta kushtëzuar PDK-në rreth propozimit për kryeparlamentar mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja.

Ai ka theksuar se PDK-ja nuk duhet të tërhiqet nga kandidatura e Veselit për kryeparlamentar, pasi kjo parti ka bërë një sakrificë të madhe duke u tërhequr nga pozita e kryeministrit.

Shala ka thënë se nëse PDK-ja e bën edhe këtë lëshim, do të degradohet skajshmërisht si subjekt serioz politik.

 

Exit mobile version