Ballina Lajmet Kosovë PDK dhe LDK i kanë vetëm 75 vota për demarkacionin

PDK dhe LDK i kanë vetëm 75 vota për demarkacionin

Koalicioni i “elefantëve”, siç njihet ndryshe koalicioni PDK-LDK, aktualisht nuk i ka votat e nevojshme për votimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Edhe pse ky koalicion numëron 83 deputetë në Kuvendin e Kosovës, PDK dhe LDK aktualisht pretendohet t’i kenë jo më shumë se 75 vota për ta votuar vijën kufitare më Malin e Zi.

Burime të televizionit brenda grupeve parlamentare të partive në pushtet bëjnë më dije se janë së paku tetë deputetë të këtyre partive të cilët janë kundër versionit aktual për demarkimin e kufirit me shtetin fqinj.

Përderisa në PDK janë tre deputetë të kësaj partie të cilët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë këtë marrëveshje, në LDK situata është më e komplikuar. Deputetët Shpejtim Bulliqi, Vjosa Osmani, Murat Hoxha, Adem Salihaj dhe Arben Gashi janë kundër versionit aktual të kësaj marrëveshje. Gjithnjë sipas këtij burimi, PDK i ka më shumë në kontroll deputetët e saj.

Exit mobile version