Ballina Lajmet Kosovë PDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet e Ligjit për zyrtarët publikë

PDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet e Ligjit për zyrtarët publikë

Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese,plotësim /ndryshimin e Ligjit për zyrtarët publikë i cili u miratua javën e kaluar në Kuvend.

Abelard Tahiri, Shef i Grupit Paralamnetar të PDK-së tha se këtë vendim e kanë bërë për të ndaluar politizimin e administratës publike.

“Sikurse, këtë të fundit, kur dy vite më parë e dërguam në gjykatë, ashtu edhe tani ndryshim-plotësimin e tij, e kemi dërguar për të pamundësuar politizimin e partizimin e administratës publike dhe për të parandaluar degradimin e sistemit të meritokracisë, karrierës dhe pavarësisë së administratës, detyrë e të cilës është ti shërbej me zell e profesionalizëm të gjithë qytetarëve pa dallim, e mos të kthehet si instrument politik i pushtetit. Kjo, administratë e këta zyrtarë publikë, janë investim afatgjatë i shtetit dhe i partnerëve tanë dhe nuk do të lejojmë që ti nënshtrohen presioneve e agjendave politike”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Në Kushtetuese këtë ligj e ka dërguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës

Exit mobile version