Ballina Lajmet Kosovë PDK bojkoton fjalimin e presidentes: Ka dështuar në rolin e saj Kushtetues

PDK bojkoton fjalimin e presidentes: Ka dështuar në rolin e saj Kushtetues

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se deputetët e tyre nuk do të marrë pjesë në fjalimin vjetor të president Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një komunikate për media kjo parti ka përmendur disa arsye që sipas tyre presidentja ka dështuar në rolin e saj, si në politikën e jashtme, në përfaqësimin e unitetit duke thënë se ka demostruar njëanshëmri ndaj kryeministri Albin Kurti.

“Znj. Osmani si presidente duke qenë njëkohësisht edhe udhëheqëse e politikës së jashtme ka dështuar përfundimisht në realizimin e ndonjë suksesi të vetëm në përfaqësimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të Kosovës. Si presidente, nuk ka arritur që Kosovës t’i siguroj qoftë edhe një njohje të vetme, siç ka dështuar në fushën e antarësimit të vendit në ndonjë organizatë ndërkombëtare.Për më tepër, si presidente ka vazhduar të qëndroj e heshtur ndaj masave dhe sanksioneve që BE i ka vënë Kosovës si rezultat i çasjes destruktive të qeverisë dhe në asnjë rast të vetëm nuk është sjellur dhe nuk ka vepruar si kundër-balancuese e politikave të gabuara të qeverisë të cilat vendin e kanë ekspozuar përballë izolimit ndërkombëtar.Znj. Osmani edhe në vitin e katërt të mandatit të saj, ka vazhduar të sillet në shpërputhje të plotë me rolin e saj kushtetues për të përfaqësuar unitetin e popullit duke demonstruar njëanëshmëri ndaj Albin Kurtit”, thuhet në komunikatë.

PDK thotë se presidentja “edhe si Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka heshtur përballë skandalit të pashembullt të dështimit të sigurimit të ushqimit për ushtrinë tone”.

Poashtu PDK ka thënë se Osmani ka heshtur edhe ndaj disa aferave korruptive

“Nga ana tjetër, ka vazhduar të hesht edhe përballë aferave të vazhdueshme korruptive të qeverisë, siç nuk e ka marrë asnjë edhe një masë për shkarkimin e protagonistit të aferës së energjisë, ambasadorit Martin Berishaj, vendimi për emërimin e të cilit e mban vulën e saj. Për më keq, ka vazhduar ta mbroj ambasadorin Berishaj dhe çdo skandal tjetër që ka ndodhur gjatë këtij viti”, thuhet tutje në komunikatë.

Fjalimi i Osmanit para deputetëve është paraparë të mbahet të enjten nga ora 9:30.

Exit mobile version