Një pjesë e Këshillit Drejtues të Partisë së Drejtësisë kanë mbajtur një konferencë për media ku njoftuan se kanë vendosur unanimisht që të shfuqizojnë të gjitha vendimet jo statutore të një pjese të Kryesisë së Partisë së Drejtësisë, të marrura në dy mbledhjet e fundit të Kryesisë të cilat nuk kanë patur korumin e mjaftueshëm.
Këshilli Drejtues i PD-së ka shfuqizuar vendimin e kësaj pjese të Kryesisë për pezullimin e Sekretarit të Partisë së Drejtësisë, si dhe të Kordinatorit Politik për degë.
Në të njejtën kohë Këshilli Drejtues i PD-së, për shkak të konstatimit të shkeljeve të Statutit nga një pjesë e Kryesisë aktuale, ka vendosur që të legjitimojë iniciativën politike brenda PD-së për organizimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor.
Këshilli Drejtues i PD-së, ju bën thirrje të gjitha degëve të PD-së që të japin mbështetjen e fuqishme këtij vendimi dhe të fillojnë përgatitjet për organizimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor i cili do mbahet gjatë muajit shtator.