Partia e Drejtësisë, me rastin e festës së Kurban – Bajramit, uron të gjithë besimtarët myslimanë, ndërsa haxhinjve që gjenden në vendin e shenjt Qabe, u dëshiron ritual të lehtë dhe të pranueshëm nga Zoti i Plotfuqishëm.
Festa e Kurban – Bajramit është festë e solidaritetin me të varfrit dhe skamnorët, andaj Partia e Drejtësisë apelon tek të gjithë besimtarët që në këtë ditë të madhe të jenë pranë familjeve të dëshmorëve, bonjakëve dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për përkujdesjen e tyre.
Në këtë ditë të besimit në Zotin, ditë të mirëkuptimit, të nderimit dhe respektit për njëri-tjetrin, të vazhdojmë kultivimin e traditave tona të bazuara në parimet e shoqërisë sonë të respektimit e kujdesit për njëri-tjetrin, të shtrirjes së dorës së mirësisë dhe mbi të gjitha të kultivimit të harmonisë e tejkalimit të dallimeve në shoqërinë tonë, të ndërtuar mbi vlerat e diversitetit etnik, kulturor e fetar.
Partia e Drejtësisë, gjithashtu besimtarëve të vendit tonë që këtë vit kanë shkuar në Mekë, u uron lehtësim gjatë kryerjes së ritualit të Haxhit, duke lutur Zotin e Madhërishëm t’ua ketë pranuar të gjitha lutjet dhe veprat e mira./Mesazhi/com/