Dega në Drenas e Partisë së Drejtësisë vlerëson se kandidimi për të parin e Drenasit në kushtet dhe rrethanat e krijuara është në shpërputhje totale me interesat e qytetarëve të Komunës.
Këtë konstatim, Petrit Sinani, kryetar i Degës në Drenas, thotë të kenë për faktin që përfitimi në këtë situatë të krijuar politike me rastin e burgosjes së ish kryetarit Demaku do të ishte moralisht jo parimore dhe politikisht e dëmshme.
“Së dyti periudha e shkurtër kohore prej 10 muajsh në asnjë mënyrë nuk do të reflektojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës sonë”, thuhet në njoftim për media të kësaj partie.
“Së fundmi konsiderojmë që marrja e pushtetit në këtë mënyrë nuk përkon me vlerat kombëtare, fetare dhe konservatore të cilat Partia e Drejtësisë bartë”, thuhet në fund të njoftimit.