PayPal pritet të përfitojë nga situata e krijuar me iPhone në Europë ndërsa Apple u detyrua të hapte aksesin në NFC me gjigantin e pagesave i cili mund të zhvillojë një portofol mobil për përdoruesit e saj Europianë. Në fillim të muajit Gusht Apple njoftoi se do të lejonte zhvilluesit e palëve të treta të kenë qasje në NFC dhe API Secure Element – e cila sot fuqizon transaksionet dhe pagesat pa kontakt – në të cilat Apple Wallet aktualisht ka akses. Edhe pse PayPal nuk ka konfirmuar zyrtarisht një gjë të tillë, kompania ka lënë të kuptohet javët e fundit se një plan për zhvillimin e një portofoli konkurrues me Apple Wallet është në zhvillim. Gjatë prezantimit të fundit me investitorët, CEO i PayPal Alex Chriss tha se ndryshimet e parashikuara në Europë me NFC mund të jenë një mundësi për PayPal. Është hera e parë që Chriss flet në lidhje me këtë ndërsa në fillim të vitit kishte thënë se ndryshimet në NFC do ta bënin ë të lehtë për PayPal të ofronte një portofol për Android dhe iPhone. Në Europë përdoruesit do të mund të zgjedhin një portofol mobil tjetër në vend të Apple Wallet si opsion kryesor pagesash.

Nga 2.4 miliardë dollarë humbje të parandaluara të regjistruara deri më tani këtë vit, tërheqjet e lidhura me mashtrimet e dyshuara të kriptove përbëjnë mbi 1.1 miliardë dollarë, ose afërsisht 45% të shumës totale.

Bursa e kriptomonedhave Binance tha se ka mbrojtur mbi 2.4 miliardë dollarë nga mashtrimet dhe aktivitetet e keqbërëse dhe shpëtuar më shumë se 1.2 milionë përdorues në mbarë botën.

Përdorimi i inteligjencës artificiale në menaxhimin e rrezikut dhe bllokimin e transaksioneve të dyshimta veçanërisht gjatë tërheqjes së kriptomonedhave ka shpëtuar 1.1 miliardë dollarë tha Binance.

Shefi i teknologjisë pranë Binance tha se parandalimi i mashtrimeve me vlerë 2.4 miliardë dollarë është një testament i përkushtimit të kompanisë në krijimin e një ekosistemi të sigurte për përdoruesit.

Nga 2.4 miliardë dollarë humbje të parandaluara të regjistruara deri më tani këtë vit, tërheqjet e lidhura me mashtrimet e dyshuara të kriptove përbëjnë mbi 1.1 miliardë dollarë, ose afërsisht 45% të shumës totale.

Përveç mburojave teknike dhe inteligjencës artificiale, Binance ka implementuar një sistem me 8 nivele të menaxhimit të rrezikut. Megjithatë kompania kërkoi që përdoruesit të jenë vigjilent dhe të trajtojnë sigurinë e tyre me seriozitetin më të lartë.