Aplikacioni shumë popullor tashmë do të ketë një opsion të ri nga dita e sotme për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara për të paguar në kriptomonedha.
Një manovër e cila pritej prej kohësh erdhi ditën e sotme ku PayPal vendosi që të pranojë kriptomonedha si formë pagese.
Aplikacioni shumë popullor tashmë do të ketë një opsion të ri nga dita e sotme për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara për të paguar në kriptomonedha.
Në Nëntor të vitit të kaluar kompania ofroi mundësinë për përdoruesit në SHBA të blejnë dhe shesin kriptomonedha direkt nga llogaritë e tyre. Me opsionin e ri “Checkout with Crypto” përdoruesit menjëherë mund të konvertojnë kriptomonedhat e tyre Bitcoin, Ethereum, Litecoin, ose Bitcoin Cash në dollarë Amerikanë për të përfunduar një transaksion.
Nëse një tregtar apo dyqan online nuk pranon në dollarë Amerikanë atëherë aplikacioni i konverton në monedhën lokale bazuar në kursin e këmbimit të PayPal.
Funksioni shfaqet automatikisht në një portofol PayPal nëse një përdorues ka sasi të mjaftueshme kriptomonedhash për të realizuar një transaksion apo blerje.
Megjithatë PayPal nuk është i pari që ofron mundësinë e pagesave me kriptomonedha. Në 2018-ën konkurrenti Square lançoi mbështetjen për Bitcoin.