Pavlova me luleshtrydhe dhe boronica

Përbërësit:
● 300g luleshtrydhe dhe boronica të përziera ● 300ml
pana ● 50g sheqer
Për marengën:
● 400g sheqer ● 200g të bardha vezë ● 200ml ujë

Përgatitja e marengës:
Hedhim sheqerin dhe ujin në një tigan dhe e lëmë derisa të vlojë. E lëmë përzierjen të vlojë për rreth 10 minuta derisa gjithë uji të ketë avulluar dhe sheqeri të ketë arritur temperaturën 121°C (përdorni termometrin e gatimit). Nga ana tjetër, rrahim me një rrahës elektrik të bardhat e vezëve derisa të krijohet shkumë e fortë. Pasi sheqeri të ketë arritur temperaturën që përmendëm më sipër dhe të bardhat vezëve të jenë rrahur mjaftueshëm, shtojmë shurupin e sheqerit në të bardhat e vezëve, duke vazhduar rrahjen edhe për 10 minuta të tjera, derisa masa të ftohet. Në një qese pastiçerie shtojmë gjysmën e marengës së përgatitur. Duhet të sigurohemi që qesja të jetë e puthitur mirë që të mos dalë kremi. Fillojmë ta shtrydhim duke krijuar e mbushur ngadalë gjithë sipërfaqen me rrathë më të vegjël. Me anë të një spatula sheshojmë nivelin e rrathëve. Vazhdojmë sërish të shtrydhim pjesën tjetër të marengës duke krijuar “mure” me krem. E ngrohim furrën gati 30 minuta përpara, në temperaturën 150 gradë C, dhe kur futim marengën, e ulim temperaturën në 130 gradë C. Pjekim marengën për gati 160 minuta. Pasi të jetë pjekur, e lëmë të ftohet për 30 minuta. Ndërkohë përgatisim kremin duke rrahur sërish panën me sheqerin pluhur. Meqë pana në përgjithësi tregtohet e ëmbël, e mira është të mos i shtohet sheqer, që të mos ëmbëlsohet shumë. Hedhim kremin në “gropën” e marengës dhe e nivelojmë me spatula. Shtojmë frutat dhe e zbukurojmë sipas dëshirës. Pavlova shërbehet e ftohtë dhe nuk ruhet në frigorifer.