Vetura sportive Aston Martin V8 Vantage me ngjyrë të portokalltë, që u regjistrua për herë të parë në fund të vitit 2006, deri më tani ka kaluar 515 mijë kilometra.
Pronari kësaj veture, Vince Marchefort ka postuar detaje në grupin Mileage Impossible në Facebook.
Siç thotë ai, e ka blerë pasi është ofruar tre herë në shitje. Në prill u ofrua për 29.990 euro, dhe Vince e bleu tre muaj më vonë për 24.000 euro. Shumica e kilometrazhit u përshkua nga pronari i mëparshëm.
Garancia e fabrikës u zgjat deri në vitin 2018 dhe deri në 450,000 kilometra.
Pronari shprehet se bëhet fjalë për një veturë me ndërrues manual me gjashtë shpejtësi dhe ndoshta ka një motor zëvendësues që është instaluar 35 mijë kilometra më parë.
“Ecën shkëlqyeshëm dhe gjendja është vërtet e jashtëzakonshme për kilometrazhin që e ka”, tha ai. /Telegrafi/
#astonmartin #Vantage #V8 #highmileageclub #500k #sound #astonmartin #mileageimpossible ♬ son original – Wing It Decisions