Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pavarësisht pikut të pandemisë COVID-19, në Iran organizohen aktivitetet e muajit Muharrem

Pavarësisht pikut të pandemisë COVID-19, në Iran organizohen aktivitetet e muajit Muharrem

Përderisa rastet dhe vdekjet nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran kanë arritur nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë, në vend zhvillohen ceremonitë e muajit Muharrem, raporton Anadolu Agency (AA).

Turmat e mbledhura nëpër objektet fetare “Husejnije”, xhami dhe parqe në mbarë vendin përfshirë kryeqytetin Teheran, organizojnë ceremoni zie.

Qytetarët e mbledhur në Parkun Irem në Teheran, në shoqërim të elegjive të kënduar duke goditur gjoksin e tyre mbajnë zi për Hazreti Husejnin, nipin e profetit Hazreti Muhammed, dhe 72 të afërmit që ranë dëshmorë.

Sipas kalendarit hixhri (kalendarit islam), nga fillimi i muajit Muharrem, i cili është muaji i parë i viti, deri në ditën e 10 kur është Dita e Ashures, në Iran çdo natë organizohen aktivitete dhe ceremoni zie.

Exit mobile version