Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë që pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet, ShBA-ja do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë me përkushtim të plotë.
Në një intervistë në Tv Dukagjin, Philip Kosnett ka thënë se mbështetja amerikane për Kosovën nuk varet nga presidenti, por varet nga populli kosovarë, i cili duhet të vazhdojë të ndërtojë paqe, drejtësi dhe prosperitet.
“Pa marr parasysh çka ndodh në zgjedhje, mendoj se kosovarët mund të kenë besim dhe bindje të thellë që ShBA vazhdojnë që të mbesin mike të afërta të Kosovës dhe do të vazhdojnë të ju mbështesim përderisa ndërtoni paqe, drejtësi dhe prosperitet. Krejt çka mund të bëjmë është që të ju mbështesim, sepse iu takon vet kosovarëve që të marrin iniciativën për t’u siguruar që ky vend e arrin potencialin e vet të plotë dhe që vendi dhe fëmijët tuaja ti kenë mundësitë që i meritojnë. Është nder i madh për mua që jam pjesë e këtij procesi që shërbej në një vend që është mik më i afërt i Amerikës”, tha ai.