Shkrimtari austriak Peter Handke ka pranuar Çmimin Nobel për Letërsi nga Mbreti i Suedisë Karl Gustav, në një ceremoni të organizuar në Stokholm.
Këtu u vlerësuan lartë veprat e Handkes, për punën e së cilit u tha se kishte shpirt zbulues dhe se ishte inspiruese për gjeneratat e ardhshme.
Handke është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës Srpska që nga viti 2008 dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë që nga viti 2012.
Nderimi i tij me Nobelin për Letërsi u përcoll me reagime dhe kundërshti të mëdha nga vende të ndryshme të botës, kjo pasi Handke ishte mbështetës i Sllobodan Millosheviqit dhe kishte mohuar gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë.
Pikërisht për këtë Shqipëria, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Afganistani bojkotuan ceremoninë e dhënies së çmimit.
Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës kishte dërguar letër Akademisë Suedeze ku potencohej se Handke kishte mohuar krimet gjenocidale të Millosheviqit, për të cilën kjo e fundit pati thënë se “Nobeli ndahej për arritjet në letërsi e jo për personalitetin e tij”.
Më herët gjatë ditës Çmimi Nobel për Paqen iu nda Kryeministrit të Etiopisë Abi Ahmedi për angazhimin e tij për paqen me Eritrea.
Atij iu dha çmimin për përpjekjet e tij në arritjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht për iniciativën e tij për të zgjidhur konfliktin kufitar me Eritrean fqinje.