Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pavarësisht kufizimeve izraelite, 120 mijë palestinezë falën namazin e Bajramit në Al-Aksa

Pavarësisht kufizimeve izraelite, 120 mijë palestinezë falën namazin e Bajramit në Al-Aksa

Rreth 120 mijë besimtarë muslimanë falën namazin e Fitër Bajramit në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu.

Palestinezët morën rrugën për në Xhaminë Al-Aksa, pavarësisht kufizimeve të policisë izraelite.

Policia izraelite kreu kontrolle identiteti dhe kontrolle trupore mbi disa palestinezë në pikat e kontrollit të ngritura në zonat përreth Qytetit të Vjetër në Kudsin Lindor.

Izraeli vendosi kufizime në Xhaminë Al-Aksa gjatë Ramazanit.

Autoritetet izraelite kishin njoftuar se një numër i kufizuar grash mbi 50 vjeç dhe burra mbi moshën 55 vjeç do të lejoheshin të mbërrijnë nga Bregu Perëndimor.

Mediat izraelite më herët raportuan se 10.000 palestinezë nga Bregu Perëndimor do të lejohen të shkojnë në Al-Aksa.

Palestinezët që vinin nga Bregu Perëndimor i pushtuar u mbajtën në postblloqe në rrugën e tyre për në Al-Aksa. Shumë prej tyre iu kërkua të kthehen mbrapa pavarësisht se ishin në moshën e duhur.

Exit mobile version