Pavarësisht krimeve monstruoze që po kryhen cdo ditë ndaJ komunitetit mysliman Rohingya, Izraeli po vazhdon ta furnizoj me armë ushtrinë e Mianmarit.
Shteti budist, i cili ka instaluar tash e sa vite dhunë, e së fundmi edhe spastrim etnik ndaj muslimanëve Rohingya, po mbështetet nga Izrael, i cili e furnizon me armë në mënyrë të rregullt.
Mianmari për një kohë të gjatë është përballur me saksione nga ana e shteteve perëndimore, por me sa duket Izraeli është satelit i mjaftueshëm për armëtqë i duhen shtetit budist për të kryer gjenocid ndaj Rohingya-ve.
Gazeta izraelite Haaretz ka raportuar në një shkrim të saj se si pavarësisht krimeve të kryera nga shteti i Mianmarit, Izraeli ka bërë një zbritje cmimesh për armët e shkelësit më të madh të të drejtave të njeriut. /MESAZHI/