Në trenin që shkonte nga Franca në Angli, një franceze e brengosur ishte ulur pranë një anglezi.
Anglezi e pyeti: Zonjë, çfarë po ndodh me ju?
Ajo i tha: Të them të drejtën, unë mbaj me vete dhjetë mijë dollarë, që është më shumë se shuma e lejuar për t’u sjellë në Angli!
Ai i tha: Ndaje shumën mes teje dhe meje, sepse padyshim që njëri prej nesh do t’i shpëtojë doganës.
Gruaja i besoi burrit anglez dhe e ndau shumën mes tyre, dhe kur treni mbërriti, gruaja kaloi doganën pa probleme, atëherë anglezi, i cili ende nuk i kishte ardhur radha në doganë, i bërtiti oficerit: Zotëri oficer, kjo grua po i transporton paratë në Angli, dhe mua më dha gjysmën e shumës, dhe ja ku janë pesë mijë dollarë dhe pesë të tjera janë me të. Unë jam një burrë që nuk e tradhtoj vendin tim, tha ai!
E kontrolluan gruan dhe i konfiskuan paratë. Oficeri falënderoi anglezin për patriotizmin e tij dhe uroi që të gjithë qytetarët të ishin si ai.
Dy ditë më vonë, dikush trokiti në derën e gruas franceze dhe ja ishte ai anglezi. Ajo i tha: Çfarë do ti, a nuk mjafton ajo që bëre në doganë?
Pastaj ai i nxori një zarf dhe i tha: Merre, ka pesëmbëdhjetë mijë dollar. Më fal që të denoncova, por ishte mënyra e vetme për të futur në vend çantën time pa u vërejtur, e cila përmbante një milion dollarë.
Në vendin tonë ka shumë kopje të këtij anglezi, i sheh ditë e natë duke folur për atdheun dhe e ofendojnë atë më shumë se armiqtë e jashtëm të atdheut dhe janë më të rrezikshëm për atdheun se të gjithë të armiqtë e jashtëm, sepse kështjellat e fortifikuara bien vetëm nga brenda!
Atdheu për ta nuk është gjë tjetër veçse një thesar i plaçkitjes, paratë publike që i nënshtrohen grabitjes, e fjalimet tingëlluese, artikujt entuziastë, poezitë elokuente dhe vargjet e rimuara e të matura nuk janë gjë tjetër veçse kamuflim!