Patëllxhane të pjekura

Përbërësit:

Patëllxhane

Speca

Vaj ulliri

Uthull

Hudhra

Majdanoz

Kripë

Përgatitja:

Pasi i kemi larë dhe ndarë në dy pjesë, patëllxhanet piqen të paqëruar. Së bashku me to piqen dhe specat. Më pas të gjitha grihen hollë.

Masa e përgatitur vendoset në një enë dhe duke e përzjerë me lugë druri shtohen hudhrat e shtypura, vaj ulliri, uthulla, majdanozi i grirë imët, kripë.